Nje skandal ka shperthyer ne Konsullaten Greke ne Gjirokaster ditet e fundit, ku punonjësi L.P. akuzohet për ndërhyrje të paligjshme.
Ne baze te nje investigimi te kryer se fundmi, mesohet se ky punonjes i nivelit te ulet perfaqesimi ne Konsullaten Greke ne Gjirokaster, i largon qytetarët nga një zyrë dhe i dërgon tek një zyrë tjetër për arsye personale.
Incidenti është raportuar në Konsullatën Greke në Gjirokastër, ku punonjësi konsullor i identifikuar me inicialet L.P. dyshohet se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në perzgjedhjet e qytetarëve gjatë marrjes së shërbimeve konsullore.
Sipas denoncimeve, punonjesi L.P. i ka larguar qytetarët nga zyrat, ku ata kishin zgjedhur të kryenin shërbimet dhe i ka dërguar tek subjekte të tjera private, për arsye që burimet i cilësojnë si personale dhe jozyrtare.
Ndërhyrjet janë kryer verbalisht në ambientet e konsullatës, si edhe nga telefoni personal i L.P., duke e bërë rastin edhe më të rëndë.
Jugulajm.net ka siguruar prova audio dhe video që dokumentojnë qartë momentet kur qytetarëve u jepen udhëzime të tilla dhe se materialet do t’i përcillen autoriteteve përkatëse.
Ky veprim përbën shkelje serioze të Ligjit Grek 3528/2007 (Υπαλληλικός Κώδικας), i cili ndalon kategorikisht favorizimin e bizneseve private dhe kërkon neutralitet absolut nga çdo punonjës publik grek, pavarësisht nëse komunikimi bëhet nga telefoni personal apo zyrtar.
Sjelljet e raportuara bien gjithashtu ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963), e cila ndalon çdo veprim që cenon integritetin e funksionit konsullor dhe ndalon përdorimin e postit për qëllime personale apo favorizime të jashtëligjshme.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se rasti pritet t’i përcillet Ministrisë së Jashtme të Greqisë për verifikim dhe se do merren masat disiplinore të nevojshme, pasi sjellje të tilla rrezikojnë të dëmtojnë besueshmërinë e institucionit konsullor dhe imazhin e shtetit grek.
Konsullatat kanë detyrë të ofrojnë shërbim të drejtë, të barabartë dhe të paanshëm për çdo qytetar dhe çdo devijim nga këto standarde, konsiderohet shkelje e rëndë profesionale, morale dhe ligjore.

