Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka filluar tashmë fshirjen e llogarive të përdoruesve australianë që nuk plotësojnë kushtin e moshës 16 vjeç.
Qindra mijëra adoleshentë kanë marrë njoftime se profilet e tyre do të hiqen deri më 10 dhjetor, raportojnë mediat e huaja.
Kompania ka kërkuar nga prindërit të verifikojnë datat e lindjes së fëmijëve dhe të mos ndihmojnë në anashkalimin e kufizimeve të reja.
Autoritetet theksojnë se metodat e mëparshme të përdorura nga të rinjtë për të shmangur kontrollet e moshës nuk do të funksionojnë më.
Qeveria australiane ka publikuar listën zyrtare të platformave që ndalojnë aksesin për të miturit nën 16 vjeç. Ndër to përfshihen: Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, YouTube, Reddit, Kick.
Mazhoranca e platformave rrezikojnë gjoba deri në 49.5 milionë dollarë për shkelje të kufizimeve.

