Arrestimi i Metës, flet drejtori Proda: S’kemi të bëjmë me veprim arbitrar, por…

admin
By admin
2 Min Read

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta, njëherësh President i Partisë së Lirisë, ka qenë kryefjalë e diskutimeve në Komisionin për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme ndërsa po shqyrtohej pr.buxheti për Policinë e Shtetit.

Deputeti demokrat Klevis Balliu e ka konsideruar akt kriminal arrestimin e Metës më 21 tetor të shoqëruar nga forcat e policisë.

“Rasti konkret kur paguhet policia e shtetit për të arrestuar banditë e kriminelë. Është bërë arrestimi i presidentit ilir meta në formën më skandaloze e kriminale, sikur të ishte terrorist. Ndërkohë keni kapur Escobarin e Ballkanit duke e shoqëruar me Range Rover paraardhësi juaj.

Ndërsa rastin e presidentit Meta disa individë me maska, që edhe sipas Avokates së Popullit ishte shkelje flagrante. Është akt kriminal. Siguria do bjerë mbi Policinë e Shtetit”, deklaroi Balliu.

Deklaratave të këitj të fundit i është përgjigjur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, i cili theksoi se kjo çështje është nën hetim. Ai shtoi se nuk kemi të bëjmë me veprime arbitrare, por me “përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit”.

Në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Meta, çështja është nën hetim. Sa i përket opinionit tim, nuk kemi të bëjmë me një veprim arbitrar, por me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bën rezistencë apo tejkalon masën e gjërave që duhet të thuash në momentet e arrestimit, përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale në raport me situatën”, sqaroi Proda.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua më 21 tetor me urdhër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Share This Article