Arrestohet 33-vjeçari, ishte i dehur në timon dhe përplasi motorin e policisë

admin
By admin
1 Min Read

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur, teksa drejtonte mjetin ka përplasur motorin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim.

Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Share This Article