Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. I., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se rreth 1 vit më parë, kur ka qenë inspektor i IMT-së, ka shpërdoruar detyrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

