Gazetari Artan Hoxha, teksa ka komentuar pezullimin nga detyrat të zv/kryeministres Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme është shprehur se zv/kryeministrja duhet të ishte penalizuar më herët në lidhje me dy TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke folur dje në një media, z. Hoxha deklaroi se problematikat për këtë projekt janë ngritur shumë më herët se hetimi aktual dhe se, sipas tij, Balluku duhej të ishte përballur me përgjegjësi që më parë. “Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira”, tha ai, ndërsa shtoi se hetimet për Ballukun tani janë orientuar në ndërtimin e Unazës së Madhe dhe rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e cila u shemb.
Ai rikujtoi se kompania që operon tecet lundruese është e lidhur me ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, e cila, pas përfundimit të mandatit diplomatik, është angazhuar pranë kësaj kompanie. “Për TEC-et lundruese Balluku duhet të ishte penalizuar para kësaj, se denoncimi atje është më i hershëm. Për atë thanë që është ambasadorja amerikane, të cilët pasi i mbaroi mandati u punësua te kompania të cilat na i solli. Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira. Tani u futën te Unaza, dhe ajo e Qafë Plloçës u shemb”, deklaroi ai. Por kjo çështje po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). kështu që duke qenë se zonja Balluku ka rënë në rrjetën e drejtësisë, në ditët në vijim pritet t’i hapen telashe edhe për aferën për TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha, ka komentuar edhe refuzimin nga ana e kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren Belinda Balluku, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për ta pezulluar atë nga funksionet publike. Z. Hoxha u shpreh Rama këtë herë ka zgjedhur një qasje krejt ndryshe nga rastet e mëparshme. “Kryeministri ndryshe nga raste të tjera, ku vendoste t’i largonte nga pozicionet shtetërore, pastaj t’i largonte nga pozicione politike, t’i zhvishte dhe t’i paraqiste si vezë e qëruar para SPAK dhe GJKKO, në rastin konkret ka zgjedhur një rrugë tjetër”, u shpreh ai. Hoxha theksoi më tej se në dosjen e Ballukut, gjenden bisedat e drejtorëve të rëndësishëm me ministren, por çuditërisht bisedat kur vinë urdhrat nga lart, nuk janë, njësoj si në dosjet e tjera.
“Dalin pasazhe kur flitet mirë për kryeministrin edhe te mesazhet e kriminelëve. Në rastin konkret nuk del askund kryeministri, kush është kujdesur që ato të mos rrjedhin, por të lihet përgjegjësia Ballukut. Kemi të bëjmë me numrin 2 të qeverisë, njeriu më i rëndësishëm, ka zbatuar direktivat e kryeministrit…”, tha ai. Po ashtu, gazetari theksoi se Arben Ahmetaj ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që denoncoi Tunelin e Llogarasë, u sot kemi një tunel dhe dy ura që nuk janë. “Ahmetaj ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që denoncoi Tunelin e Llogarasë dhe ne sot të mos bëjmë sikur nuk e shohim.
Kemi një tunel dhe dy ura që nuk janë. Nuk po them Tigrat, që kanë 68 milionë euro deri tani. Paguajmë 91 mijë euro në ditë vetëm qira”, tha Hoxha. Më tej ai tha se pas takimit të kryeministrit në Turqi, çështja për të cilën akuzohet Balluku është paraqitur si një “influencë politike”. “Pas takimit në Turqi, e nxorën që nuk ëtshë çështje korrupsioni, por është çështje e influencës politike dhe iu dha miqve të presidentit turk. Kur ja jep miqve të tij nuk mund të bësh korrupsion këtu. Nuk mund të bësh favore me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, nënvizoi Hoxha.

