VIDEO/ Aksioni, “RENEA” te banesa në Orosh, sekuestrohen 5 armë dhe 17 granata

admin
By admin
1 Min Read

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga Oroshi i Pukës të momenteve kur efektivët e RENEA-s futen në banesën ku ishin ngujuar dy persona të armatosur.

Në video duken disa armë të varura në mure dhe një flamur i zi me shkrim arab.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, strukturat e DVP Shkodër dhe Drejtoria e Antiterrorit, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Dy shtetas kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Pukës, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj forcave Renea, duke rrezikuar jetën e tyre. Pas 12 orësh rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave me të afërmit, ata u vetëdorëzuan.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 5 armë zjarri, municion luftarak, 17 granata dore, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Të dy personat u vunë në pranga”, njofton policia.

Share This Article