71-vjeçarja gjendet e pajetë në pusin e banesës në Metoq

admin
By admin
1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur e pajetë në pusin e banesës së saj.

Viktima është identifikuar si Maria Beqiraj, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët disa orë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Sarandës, trupi i të moshuarës u gjet nga e bija në oborrin e shtëpisë, ndërsa dyshohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht në pus.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet për vlerësim dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit,” njoftoi policia, duke shtuar se veprimet paraprake nuk tregojnë shenja dhune apo elementë të tjerë që të sugjerojnë një ngjarje kriminale.

Share This Article