Shorti, legjenda e Polonisë dhe Juventusit, Boniek: Kuqezinjtë i mundim lehtë sepse…

admin
By admin
2 Min Read

Në futboll thuhet se më e rëndësishmja nga të gjitha është ndeshja e radhës. Po ashtu, që rivali më i parë, është më i rrezikshmi.

Këtë duket se e ka harruar një nga legjendat e futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i shquar, Zbignjev Boniek.

Boniek, që ka qenë zv. President i UEFA-s dhe ish-president i Federatës Polake të Futbollit, duket se është i lumtur që shorti i plej ofit të Kupës së Botës e ka vendosur ekipin e tij kombëtar përballë Shqipërisë.

Në një intervistë për televizonin polak, “polsatsport”, ai deklaron me nënvleftësim se “Shqipëria është një rival që e mundim lehtë në shtëpinë tonë”, dhe shton se “nëse nuk mundim Shqipërinë, si mund të pretendojnë që të shkojmë në Botëror”.

Më pas, përqëndrohet më shumë tek rivali i mundshëm në finalen e plej ofit, Suedia, e cila do ta luajë gjysmëfinalen e saj kundër Ukrainës.

“Është rivali më I lehtë”, janë fjalët e tij, ndërsa proteston ashpër, që suedezët kanë mundësi të shkojnë në Botëror, duke ardhur nga Liga e Kombeve, ndërsa në grupin eliminator morën vetëm dy pikë.

Ish-ylli i Juventusit, dikur kampion i Italisë, i Europës dhe i Botës, e që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1982 me Poloninë, gjykon se shorti në gjysmëfinale, e pastaj në finalen nëse arrihet deri aty, është më i lehti i mundshëm.

“Më të mirë nuk mund të gjenim”, – është vlerësimi i tij. Urimi është që edhe futbollistët polakë dhe trajneri i tyre Jan Urban të ndajnë të njëjtin mendim si legjenda e Polonisë e Juventisit, Boniek.

Share This Article